LAJME / E Premte 4 Shtator 2026, 18:06

E BUJSHME – Vjen lajmi i bujshem per Rinasin, sapo u be e ditur se Aeroporti … (E PLOTE)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të shënojë rritje të ndjeshme të pasagjerëve, duke u renditur në krye të aeroporteve të rajonit për numrin e udhëtarëve  gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave të bëra publike, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti në aeroport janë regjistruar rreth 6 milionë pasagjerë. Shifra përfaqëson një rritje prej 17 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Të dhënat janë bërë publike edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka vënë në dukje rritjen e vazhdueshme të numrit të udhëtarëve që përdorin aeroportin e Tiranës.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. 6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025″, shkruan Rama.

Rritja e trafikut ajror vjen në një kohë kur Shqipëria po vijon të konsolidojë pozicionin e saj si një nga destinacionet turistike më të frekuentuara në rajon. Shtimi i numrit të vizitorëve dhe zgjerimi i lidhjeve ajrore kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e aktivitetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.