LAJME / E Premte 4 Shtator 2026, 14:02

"Dëgjo këtu, unë iki fare", plas sherri live mes gazetarit dhe Zace Islamit

Një debat i fortë ka shpërthyer gjatë një bisede live, ku avokati Zaçe Islami dhe gazetari janë përplasur ashpër për mënyrën se si duhet të organizohen protestat dhe për transparencën rreth tyre.

“Dëgjo këtu, unë iki fare”, është shprehur në një moment tensioni gjatë debatit, ndërsa diskutimi ka kaluar në tone të larta.

Duke folur për Vip Magazine, Zaçe Islami ka deklaruar se protesta duhet të organizohet ndryshe dhe se qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush qëndron pas financimit të saj.

Sipas tij, transparenca është thelbësore dhe organizatorët duhet të dalin publikisht e të tregojnë se kush e paguan protestën. Përplasja live ka ndezur debat, ndërsa deklaratat e Islamit pritet të sjellin reagime të tjera.

VIDEO KËTU