
Shqipëria në BE/ Rama largohet nga Shqipëria, fluturon drejt…
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e 7-të të Komunitetit Politik Europian, që zhvillohet të martën në kryeqytetin danez, Kopenhagë.
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen e mori stafetën për organizimin e këtij eventi nga homologu shqiptar, Edi Rama, në majin e vitit të kaluar në Tiranë.
Më 16 maj të vitit 2025, 54 udhëheqës nga shtete anëtare dhe jo-anëtare të BE-së u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për t’u angazhuar në një diskutim të rëndësishëm dhe të hapur rreth një Evrope të re dhe një bote të re, që ishte gjithashtu tema kryesore e këtij samiti.
Ata ranë dakord të formojnë një ekip bashkëpunues nën kujdesin e Presidentit të Këshillit Evropian, për të përfaqësuar në këtë mënyrë një treg prej 600 milionë njerëzish.
Në Samitin e së martës në Kopenhagë pritet të marrin pjesë krerët e shteteve ose qeverive të shteteve pjesëmarrëse në Komunitetin Politik Evropian, së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, Presidentin e Komisionit Evropian, Presidentin e Parlamentit Evropian, si dhe Sekretarët e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
