
Shqipëria dhe Polonia kanë formalizuar marrëveshjen për sigurimet shoqërore, e cila synon të garantojë më shumë të drejta për qytetarët që kanë punuar ose jetuar në të dyja vendet. Marrëveshja është nënshkruar nga autoritetet përkatëse dhe tashmë është dekretuar nga Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki.
Marrëveshja parashikon njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit, duke bërë të mundur që vitet e punës dhe kontributet e derdhura në Shqipëri ose Poloni të merren në konsideratë për përfitimin e të drejtave të sigurimeve shoqërore.
Në praktikë, kjo u jep qytetarëve shqiptarë që kanë punuar në Poloni një kuadër më të qartë për njohjen e viteve të sigurimit dhe përfitimin e pensionit sipas kushteve ligjore. Synimi është që periudhat e punës të mos humbasin për shkak të lëvizjes nga një shtet në tjetrin.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e ka cilësuar marrëveshjen si një hap të rëndësishëm për forcimin e mbrojtjes sociale të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
Marrëveshja me Poloninë i shtohet rrjetit të marrëveshjeve që Shqipëria ka lidhur me shtete të tjera, përfshirë Italinë, Gjermaninë, Austrinë, Belgjikën, Francën, Zvicrën, Hungarinë dhe Kanadanë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
