
Është ndarë nga jeta në moshën 62-vjeçare Prof. as. dr. Albert Riska, një prej studiuesve të njohur të gjuhësisë shqiptare dhe pedagog për më shumë se tri dekada në Universitetin e Elbasanit.
Riska u nda nga jeta më 13 gusht 2026. Ai kishte një veprimtari të gjerë në fushën e gjuhësisë historike, etimologjisë, onomastikës, si dhe në studimet për gjuhën arumune dhe marrëdhëniet arumuno-shqiptare.
I diplomuar për Gjuhë-Letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ai ndërtoi aty gjithë karrierën e tij akademike. Në vitin 2004 mori gradën “Doktor i shkencave”, ndërsa në vitin 2013 titullin “Profesor i Asociuar”. Për gjashtë vite, nga 2016 deri në 2022, shërbeu si dekan i Fakultetit të Shkencave Humane.
Ndër veprat e tij kryesore janë “Arumunët – shënime për gjuhën dhe kulturën”, “Shqipja dhe krishterimi” dhe “Gjurmë të apofonisë indoevropiane në gjuhën shqipe”.
Përveç kërkimit shkencor, Riska ishte i angazhuar në botime akademike, tekste shkollore, përkthime dhe redaktime.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka shprehur ngushëllimet për familjarët, të afërmit, kolegët dhe studentët e profesorit të ndjerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
