
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, i mituri është përplasur nga një automjet pranë shkollës ku studionte, duke humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti drejtohej nga shtetasi P. B., 61 vjeç, i identifikuar si regjisori dhe producenti Petri Bozo, djali i Luljeta Bozos, inxhiniere, pedagode dhe ish-deputete socialiste.
Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme dhe për të dhënë shpjegime lidhur me aksidentin.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”.
Grupi hetimor dhe ekspertët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
