LAJME / E Martë 2 Shtator 2025, 19:07

Shkurtohen distancat”/ Rama u tregon shqiptarëve rrugët e reja: Kjo është buqeta…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë me publikun një mesazh këtë të martë dhe një video të re që tregon përparimin e rrugëve kombëtare në vend.


Rama e përshkruan këtë zhvillim si një “buqetë e infrastrukturës shqiptare”, duke theksuar se rrugët e reja kanë kontribuar në shkurtimin e distancave dhe përmirësimin e lidhshmërisë mes qyteteve.

“Rrugët kombëtare të reja, një buqetë e infrastrukturës shqiptare që ka shkurtuar distancat” shkruan kryeministri në postimin e tij, duke i ftuar qytetarët të shohin investimet që po ndryshojnë fytyrën e vendit.


Me këtë postim, Rama rikujton përkushtimin e qeverisë për investime të qëndrueshme në infrastrukturë, që sjellin ndryshime konkrete dhe përfitime të prekshme për gjithë qytetarët shqiptarë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE