LAJME / E Premte 24 Korrik 2026, 16:04

Shkoj në diskotekë në Prishtinë, por pasi doli e vërejti që nuk i ka 30 mijë euro me vete

Më vonë, ai kishte vazhduar me të njëjtin grup drejt një lokali në afërsi. Në një moment, kur po vendoste çelësat e veturës në çantën e tij, kishte vërejtur se 30 mijë eurot nuk ndodheshin më aty.

Pas raportimit të rastit, njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore. Disa persona që ndodheshin me ankuesin janë shoqëruar në stacionin policor në cilësinë e dëshmitarëve.

Sipas raportimeve, gjithsej gjashtë persona janë intervistuar për të ndihmuar në sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin e personit ose personave që mund të jenë të përfshirë.

Rasti është iniciuar nga autoritetet si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim.

Deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe identifikimin e një të dyshuari, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi mënyrën se si dyshohet të ketë ndodhur vjedhja apo nëse janë siguruar prova shtesë nga kamerat e sigurisë ose burime të tjera, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE