LAJME / E Enjte 16 Prill 2026, 15:03

Sherr masiv në Këlcyrë, Policia procedon 5 të rinj pasi rrahën barbarisht dy persona

Një sherr masiv ka ndodhur në Këlcyrë.

Policia bën me dije se ka proceduar penalisht 5 të rinj.

Kjo, duke qenë se këta të fundit kanë rrahur dy persona të tjerë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit

M. C., 19 vjeç, S. B., 21 vjeç dhe për 3 shtetas të mitur 17 vjeç, të pestë banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit K. J., 20 vjeç dhe M. M., 24 vjeç, të dy banues në Këlcyrë”, bën me dije Policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE