
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën në Shtetet e Bashkuara dhe pritet të niset nga aeroporti JFK i New Yorkut drejt Shqipërisë.
Kryeministria ka njoftuar se pas mbërritjes në Tiranë, Rama do t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh urgjent nga salla e shtypit në Aeroportin “Nënë Tereza”. Ora e saktë e adresimit do të bëhet e ditur gjatë paradites, pasi nisja nga New Yorku mbetet e pasigurt për shkak të motit të keq.
Mesazhi i kryeministrit Rma vjen në një moment të tensionuar në vend, pas zhvillimeve të fundit lidhur me hetimet e SPAK dhe çështjen e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni
Këto zhvillimet kanë nxitur reagime dhe diskutime në skenën politike shqiptare ndërsa opozita e Sali Berishës kanë kërkuar dorëheqjen e Edi Ramês sapo të kthehet nga Amerika.
Rama qëndroi 6 ditë në SHBA, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë vizitës zhvilloi gjithashtu takime me komunitetet shqiptare në disa shtete, ndërsa takimin e fundit me shqiptarët në SHBA e zhvilloi në New York.
