LAJME / E Martë 21 Prill 2026, 17:05

Sherr i masiv në vend, rreth 10 të rinj përplasen me njëri-tjetrin, dy të plagosur

Një sherr i rëndë është shënuar sot në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lef Sallata, ku janë përfshirë rreth 10 të rinj, ndërsa dyshohet se ka nisur për arsye banale.

Gjatë përplasjes, palët janë goditur me sende të forta, përfshirë edhe copa tullash, duke shkaktuar plagosjen e dy personave, të cilët kanë marrë dëmtime të rënda në kokë, Sejdi Latifaj dhe Batjar Llanaj.

Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë konflikt./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE