LAJME / E Martë 9 Shtator 2025, 19:07

Safet Bajri feston 41-vjetorin në burgun e Reçit, merr surprizën e paimagjinueshme nga qielli

Edhe pse pas hekurave, surprizat për të nuk kanë munguar.

Një parashutist ka fluturuar mbi burg duke mbajtur një banderolë ku shkruhej: “Edhe mali më i lartë nuk mund t’ia fshehë qiellin atij që ka lindur me sy shqiponje”, bashkë me fotografinë e Bajrit dhe mesazhin “Bajri Happy Birthday”.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak të mënyrës spektakolare të urimit, duke ngritur pikëpyetje për masat e sigurisë në burgun e Reçit. Nuk dihet ende kush qëndron pas këtij gjesti, por pamjet kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale.

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025 me urdhër të SPAK dhe ndaj tij janë ngritur akuza për “Vrasje me paramendim”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale”.

Ai dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, ndërsa emri i tij është përfshirë prej vitesh në dosje të bujshme të drejtësisë shqiptare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE