
Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e 29-vjeçarit Sokrat Vatës, i cili dyshohet si autori i vrasjes së turistit portugez në Ksamil. Sipas gazetarit Eni Ferati, Vata ka pranuar krimin para trupit gjykues të Gjykatës së Sarandës, ndërsa ka sqaruar edhe rrethanat e ngjarjes.
Para gjykatës, 29-vjeçari ka pretenduar se nuk e ka kuptuar momentin kur ka goditur me thikë turistin, që sipas tij, gjithçka ka ndodhur gjatë një sherri që kishte shperthyer. Ai gjithashtu u ka kërkuar falje familjarëve të viktimës dhe ka shprehur pendesë për ngjarjen.
“U kërkoj ndjesë familjarëve të viktimës, u shpreh ngushëllimet e mia, jam penduar për atë që ka ndodhur. Një grup turistësh francezë ishin brenda në lokal. Ata po bënin zhurmë, shoku im u kërkoi që të mbanin qetësi, por ata nuk u bindën dhe filluan të na shanin. U afruam më afër dhe u kërkuam sërish të mbanin qetësi, por ata filluan të na godisnin.
Gjatë përleshjes fizike kemi dalë në pjesën e jashtme. Njëri nga ata kishte një thikë. E kam neutralizuar dhe i kam marrë thikën. Në këtë moment, dikush nga turistët e huaj më goditi me shkelm në nofull. Aty jam rrëzuar dhe ata kanë tentuar të më godasin sërish. Instinktivisht kam lëvizur dorën për t’u mbrojtur. Nuk e kujtoj si e kam goditur, pasi isha në shok. Nuk e dija nëse ndonjëri nga ata ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga shoku jam larguar”, ka deklaruar Vata.
Ndërkohë, shtetasi turk Nuh Mahmutoglu, i cili u arrestua pasi i erdhi në ndihmë Vatës, ka deklaruar para gjykatës se 29-vjeçari e kishte telefonuar rreth orës 06:30 dhe i kishte kërkuar ndihmë për ta shoqëruar drejt Tiranës, ku sipas tij, Vata i kishte thënë se ishte rrëzuar nga motori. Edhe të ndaluarit e tjerë kanë deklaruar para trupit gjykues se nuk e kanë parë momentin e përleshjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
