Një punonjëse e Raiffeisen Bank në Shqipëri ka tërhequr para nga llogaritë e dhjetë klientëve pa dijeninë dhe praninë e tyre fizike, duke shkelur rregulloret e brendshme të institucionit financiar.
Sipas dokumenteve zyrtare në dispozicion të redaksisë, punonjësja e identifikuar me inicialet M.E, e cila kishte një përvojë pune prej 9 vitesh në bankë nga viti 2004 deri në 2013, rezulton të ketë realizuar të gjitha transaksionet në një datë të vetme.
Dokumentet gjyqësore dëshmojnë se janë kryer debitime në llogaritë e klientëve, të cilat për nga natyra përfaqësojnë tërheqje fondesh, veprim ky i ndaluar në mungesë të klientit, sipas nenit 4.4 të rregullores për shërbimin “Cash në Sportel”.
Në dosjen e referuar theksohet gjithashtu se kjo situatë mund të shkaktojë pasoja financiare për bankën, në rast se klientët kërkojnë kompensim në rrugë ligjore për dëmet e shkaktuara.
Për këtë arsye, punonjësja e Raiffeisen Bank me inicialet M.E është larguar nga detyra.
Hetimet tregojnë se për të fshehur gjurmët e transaksioneve, punonjësja ka përdorur kredencialet e kolegëve të saj për t’u loguar në sistemin bankar dhe për të kryer tërheqjet brenda një dite. JOQ, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE