LAJME / E Martë 16 Dhjetor 2025, 21:09

Rrihet LIVE në TikTok Xhemal Uka (Fire), përplaset fizikisht me vëllezërit Bakaj (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në rrjetet sociale, ku personazhi i njohur i TikTok-ut, Xhemal Uka i njohur si “Fire”, është dhunuar fizikisht teksa ndodhej live në platformë.

Sipas pamjeve dhe dëshmive që po qarkullojnë në rrjet, Fire është sulmuar nga vëllezërit Bakaj, të cilët dyshohet se e kanë pritur dhe më pas e kanë goditur, duke i shkaktuar shenja të dukshme në fytyrë.

Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se shkak i konfliktit dyshohet të jenë sharjet dhe fyerjet që Fire kishte bërë më herët në rrjetet sociale, ku përveç personave në fjalë, ishin përfshirë edhe familjarë të tyre. Kjo situatë thuhet se ka agravuar prej kohësh, derisa ka përfunduar në përplasje fizike

Ngjarja ka ndodhur në sy të ndjekësve, pasi në momentin e sulmit Fire ndodhej duke transmetuar live në TikTok, çka e ka bërë incidentin të përhapet me shpejtësi në rrjet.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve apo nga vetë palët e përfshira, ndërsa pritet të shihet nëse ngjarja do të ndiqet edhe në rrugë ligjore.

, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE