LAJME / E Shtunë 8 Gusht 2026, 22:10

Vjen reagim i ashper nga Mimoza Kusari-Lila

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka shkruar për sitautën e sotme në Kuvendin e Kosovës.


Ajo ka thënë se sulmi me vezë nga deputetja Time Kadrijaj, ishte një ngjarje surreale dhe, sipas saj, u dëshmuar se nervoza e deputetëve kishte dalë nga kontrolli.


“Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse të uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti dhe që, bashkë me grupin e saj parlamentar, të arrijnë të kuptojnë se me praninë dhe votimin e tyre për konstituimin e institucioneve mund të kontribuojnë shumë më dobishëm për vendin sesa me veprime të tilla”, ka shkruar Kusari Lila.

Reagimi i plote

Veprimi politik dhe kauza duhet të kenë bashkërendim logjik. Por kur njëra kundërshton tjetrën, e kupton se nuk ka kauzë dhe se veprimi politik bëhet kaotik, i udhëhequr nga mllefi, emocioni dhe gjuha vullgare, që dëshmojnë instinktin e pakontrolluar dhe mungesën e një qëllimi të qartë.
Kjo ishte, fatkeqësisht, opozita jonë mbrëmë dhe sot.


Mbrëmë, dy parti opozitare e refuzuan disa herë ftesën për takim nga Kryeministri Kurti, ndërsa tjetra kërkon shumë më tepër sesa ua besuan votuesit e këtij vendi, por njëkohësisht kërkon me ngulm konstituimin e Kuvendit.
Dmth., ne nuk vijmë të flasim, por ejani ju dhe votoni, sepse na duhen institucionet.


Ndërsa sot, edhe përmes veprimit politik të një deputeteje, e cila, siç u dëgjua, nuk e kishte informuar as grupin e saj parlamentar, u kalua në sulm fizik ndaj Kryeministrit me vezë. Ishte një moment surreal, që dëshmoi se nervoza kishte kaluar përtej kontrollit dhe logjikës së veprimit politik.
Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse të uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti dhe që, bashkë me grupin e saj parlamentar, të arrijnë të kuptojnë se me praninë dhe votimin e tyre për konstituimin e institucioneve mund të kontribuojnë shumë më dobishëm për vendin sesa me veprime të tilla.
Dialogu dhe takimet mes liderëve politikë mbeten mekanizmi i vetëm serioz për çbllokimin e kësaj situate. Çfarëdo paralele me të kaluarën, justifikim i situatës apo përpjekje për ta bartur përgjegjësinë te të tjerët nuk e ndryshon faktin themelor: vendi ka nevojë për institucione funksionale, ndërsa kjo arrihet përmes dialogut, kompromisit dhe votës në Kuvend, jo përmes refuzimit të takimeve, kushtëzimeve të njëanshme dhe veprimeve që degradojnë debatin politik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE