LAJME / E Shtunë 8 Gusht 2026, 21:09

Kjo iu ka ikur, mbrotje e cuditshme e Albin Kurtit ne momentin e sulmit VIDEO EKSKLUZIVE

Një moment i pazakontë është kapur në kamerë gjatë incidentit në Kuvendin e Kosovës, kur deputetja Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të kreut të LVV-së, Albin Kurti, dhe grupit parlamentar të tij.

Në pamjet ekskluzive shihet Kurti teksa tenton të mbrohet nga vezët duke kryqëzuar duart dhe duke i vendosur ato para fytyrës, në përpjekje për të shmangur goditjet.

Në anën tjetër, edhe Glauk Konjufca shihet duke reaguar menjëherë. Ai vendos njërën dorë para fytyrës së tij, ndërsa dorën tjetër e shtrin në drejtim të Kurtit, duke tentuar ta mbrojë atë nga vezët që po hidheshin.

Megjithatë, mbrojtja nuk ishte e mjaftueshme dhe disa prej vezëve arritën ta godasin Kurtin.

Pas incidentit, Kurti u shfaq në konferencë për media pa sakon e tij, ndërsa në pantallonat e tij ishin të dukshme njollat e shkaktuara nga vezët.

Pamjet ekskluzive tregojnë momentin e plotë të reagimit të Kurtit dhe Konjufcës gjatë incidentit dhe atë se si ata tentuan të mbroheshin nga vezët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE