
Pak ditë pas deklaratave të Edviol Kullurit se ai nuk merr më pjesë në protestë pasi ajo është uzurpuar, një thirrje dialogu erdhi nga sheshi para kryeministrisë.
“Duan të na përçajnë, por ja ku jemi prapë. Ka dhe disa që kanë hatërmbetje personale. Atyre u them ejani të flasim”, tha një protestues.
“Sot shënon 70 ditë. Askush nuk e kishte besuar para 69 ditësh se kjo do të ishte beteja më e madhe që është bërë kundër Ramës”, u shpreh Kola. Ai tha se protestuesit do të vijojnë të mblidhen çdo ditë, ndërsa theksoi se synimi është vazhdimi i qëndresës deri në muajin shtator.
“Ne do të vazhdojmë si çdo ditë deri në shtator. Jemi në kontakt me diasporën, një pjesë e tyre i kemi mes nesh. Ata nuk do të jenë me pushime këtë vit, ndaj do të vazhdojë revolta”, deklaroi aktivisti. Kola u shpreh se organizatorët dhe protestuesit që kanë qenë në krye të kësaj lëvizjeje që prej fillimit vijojnë të jenë të pranishëm.
“Zërat le të vazhdojnë. Ata që e kanë nisur këtë protestë po qëndrojnë. Aktorët e vërtetë fillestarë vazhdojnë të jenë këtu”, tha ai.
Në përfundim, Kola theksoi vendosmërinë e protestuesve për të vijuar qëndresën. “Kjo betejë nuk ka më kthim pas”, deklaroi ai. Protesta e sotme nisi me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ne fjalime kerkohet mbrojtja e Rrjollit, Zvërnecit dhe anulimi i Paketës së Maleve. Gjithashtu, refuzuan edhe ‘Besën’ e kryeministrit Rama.
“Nuk e shesim Zvërnecin, Rrjollin, nuk i bëjmë kurban pikat malore me Paketën e Maleve, s’e duam ligjin për investitorët strategjikë se e duam vendin tonë”, tha aktivisti Edison Lika.
“Në një Shqipëri të re nuk do të ketë opozitë të shitur e kryeministër që bën pazare me opozitën në kurriz të njerëzve të thjeshtë. S’mund të pranojmë besë nga i pabesi dhe besën e kemi vetëm nga njëri-tjetri për të mbrojtur Shqipërinë”, u shpreh Luçiana Kokaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
