LAJME / E Martë 16 Qershor 2026, 13:01

Romeo Kara plas “bombën”, paralajmëron se Edi Rama do të përfundojë në kërkim si Artur Shehu dhe Sali Berisha do

Romeo Kara plas “bombën”, paralajmëron se Edi Rama do të përfundojë në kërkim si Artur Shehu dhe Sali Berisha do ta pësojë si Ilir Shtufi, ja ç’pritet të ndodhëJuristi Romeo Kara ka dhënë një mesazh të qartë për Sali Berishën dhe Edi Ramën, dy liderët e politikës shqiptare. Në një intervistë, ai thotë se protesta në bulevard është një “uragan” që po i çmonton të dyja palët. Për juristin, koha e lojërave ka mbaruar. Ai e lidh fatin e politikanëve me goditjet e fundit që SPAK i ka bërë biznesmenëve të lidhur me politikën dhe krimin.

Sipas tij, fati i Ramës dhe Berishës do të jetë i njëjtë me atë të biznesmenëve: Edi Rama do të përfundojë në kërkim si Artur Shehu, kurse Sali Berisha do ta pësojë si Ilir Shtufi. Kara kërkon që protesta të mbetet e popullit dhe të mos lejojë asnjë ndikim nga partitë politike, pasi sipas tij, Rama dhe Berisha po mbajnë peng vendin. Ai është i bindur se, nëse populli qëndron i bashkuar, për liderët e vjetër nuk do të ketë më asnjë hapësirë në politikë, por vetëm përballje me drejtësinë.

-Z.Kara si i komentoni protestat në bulevard?

Unë deri tani e quaj një lloj mrekullie. Është një dukuri e re në jetën politike shoqërore shqiptare. Është një hap përpara në cilësinë e vetëndërgjegjësimit të këtij populli. Pra, kemi një ndërgjegjësim në një shkallë më sipërore se sa kemi pasur. Unë e përshëndes dhe mendoj që jemi drejt një hapi më tej në lidhje me krijimin, se duhet ta krijosh dinjitetin pastaj të krijosh dhe vetëdijen për ta mbrojtur dinjitetin si popull, dhe shoh që nëse do të menaxhohet si duhet, jemi shumë pranë një fitoreje. Së pari, u vra frika në mënyrë më të kulturuar, por edhe më të vendosur.

Njerëzit kanë arritur të bashkohen, të gjejnë kohezionin e duhur, gjë që kishte munguar, pasi ndasitë politike kanë qenë me shumë pasoja, sidomos këto 36 vitet e fundit. Pra, unë kam parë njerëz që kanë mendime të ndryshme, të cilët bashkohen tashmë në atë që duhet të bashkohet i gjithë entiteti i popullit; të paktën te ne të bashkohen rreth të mirës përkundër të keqes apo problematikave të tjera me të cilat shërbehet e keqja. Aty ka njerëz që mund të mos mendojnë të ardhmen në mënyrë specifike në lidhje me qëndrime të ndryshme, p.sh. për rishpërndarjen e pasurisë, për sa i fortë duhet të jetë shteti etj., por në thelb ne të gjithë na bashkon një luftë kundër padrejtësisë.

Çfarë ka ndodhur në thelb deri tani? Popullit tonë nuk i është dhënë e drejta prej vitit ’91 që të pretendojë se ka kaluar në një shoqëri të lirë të shprehjes, të mendimit dhe të veprimit. Nuk i është dhënë e drejta të veprojë si sovran dhe të ndërtojë një shtet në përputhje me interesat e tij, ku ai të jetë ai që ka vënë vulën e ndërtimit dhe të kontrollimit të këtij shteti. Sot shteti ka përfunduar në shtetin e një personi, i cili është atje jo si përfaqësues i sovranit, por as më shumë e as më pak si përfaqësues vetëm i egoizmit të tij, i planeve të tij dhe në mënyrë të turpshme i kriminalitetit që në kohën e qeverisjes së tij fitoi qytetarinë më të lartë të mundshme.

Këtë dorëzim të shtetit ndaj krimit në të gjitha rrafshet unë e shoh si gjënë më të dëmshme në zhbërjen e shtetit. Mendoj se edhe kjo ka ndikuar te kjo arrogancë e cila zgjoi pastaj këtë uragan popullor, i cili është shumë më i kualifikuar se vetë klasa politike shqiptare. Shpresoj që ky uragan popullor të dijë të menaxhohet, të vetëmenaxhohet dhe të nxjerrë produktet e duhura. Së pari, kanë arritur një fitore duke qëndruar atje për shumë ditë. Sa më shumë ditë që janë atje, aq më shumë delegjitimohet kjo politikë krimi.

Mos ta bëjmë vetëm qeveri, se nuk është vetëm ajo; janë qeveri dhe ish-qeveri që janë bashkë në parlament dhe merren vesh për ligjet kryesore. Besoj se krijohet një distancë edhe pse Edi Rama është akoma në pushtet. De jure, duke u zgjatur kjo protestë, ai ka filluar që tani t’i përkasë të kaluarës në vizionin tim. Kjo protestë do ta mësojë popullin shqiptar se po të çohet ai, fiton; po të përballet, ai fiton; po të guxojë, ai fiton dhe po të bëhet bashkë, ai fiton.

-Ditët e fundit ka pasur një lloj tentative që Partia Demokratike ta marrë kontrollin e protestës. A është gjëja e duhur që kjo parti të jetë pjesë e protestës dhe ndoshta të fillojë dhe ta drejtojë atë, apo protesta duhet të drejtohet vetëm nga ata që e filluan, të rinjtë?

Patjetër që protesta duhet të vazhdojë rrugën e saj e të mos ndotet me të dyja partitë. Mund të ketë pjesëtarë, dhe unë jam i bindur që ka, pasi unë i takoj të dy palët. Janë socialistë të ndershëm që urojnë mos ta marrë PS-ja dhe mos të ketë ndikim Rama; janë demokratë të ndershëm që urojnë mos ta marrë Saliu. Pra nuk është një sllogan që e kanë thënë thjesht për demagogji “pa Ramën dhe pa Saliun”, “Rama në burg, Saliu në burg”. Ata duhet t’i rrinë besnikë kësaj, sepse ndryshe protesta do të shkallafitet shumë keq.

Ajo protestë i përket tani këtij populli. Ata të dy bashkë nuk janë ajo që thonë se do të jenë. Mendoj që ne do të nxjerrim mësime historike. Le të zgërdhihet Saliu dhe le ta ndryshojë narrativën e tij brenda tre ditëve kur i kundërshtoi ata që bënin protestë e tani u lëpihet. Le të bëjë edhe trimin. Habitem që bën trimin Saliu bashkë me zagarët e tij nga mbrapa. Nuk mundet ai ta cenojë protestën. Kush mendon se ka frikë nga zagarët e Saliut, unë mendoj që gabon shumë. Saliu ta provojë si të dojë dhe do të marrë atë që meriton.

Po kështu edhe pjesa qeveritare. Ju siguroj që askush nga pjesa qeveritare nuk guxon të mendojë të përdorë dhunë te protesta. Dhuna e parë që do të ndodhë, do të bjerë në kokën e Edi Ramës aq fort sa do të dëgjohet në gjithë botën. Ai e lidhi politikën e tij baltosëse me një familje të nderuar amerikane, i futi në atë mesele, por nuk do të mund të përdorë dhunë për të menaxhuar protestën, pasi as ata që menaxhojnë botën nuk do të lejojnë që një investim i ofruar nga vetë ky tek ata të përfundojë në dhunë.

-Si e komentoni aksioni e fundit të SPAK për grupin e trafikut të drogës ku pjesë e tyre ishin edhe dy biznesmenë mjaft të njohur në publik, siç është Ilir Shtufi dhe Artur Sheu (i përfshirë në Zvërnec). Si e shikoni këtë goditje të SPAK-ut dhe a besoni që kjo lëvizje do të ndryshojë tashmë akoma më shumë rrjedhën e kësaj proteste?

Po a guxoi idioti të përzgjedhë familjen presidenciale amerikane me këtë punë dhe mendon ai se nuk do të ketë pasoja? Kush do ta kërcënojë SPAK-un tani? Rama do të marrë në qafë një president në Amerikë, jo më Artur Shehun me shokë. Çfarë duan këta te Rama dhe pse i fusin hundët e qelbura në hallet e shqiptarëve? Është turp edhe për atë ministrin e PS-së, Tahirin, që paska pasur shofer të tillë. Shikoni ku fillon e ku mbaron turpi; këta janë bashkë, njësoj. Ilir Shtufi është përfolur për lidhje me Berishën. Janë bashkë. Dhe flet Berisha për dinjitet? Ku ke dinjitet ti që ke bërë politikë mbi gjak dhe mashtrime? Sa ka Rama dinjitet, ka dhe ai.

Rama është tallur me popullin duke bërë shtetin e tij, ndërkohë që shteti është një kontratë shoqërore me sovranin. Tani populli ka dalë atje dhe është një popull kaq i bukur dhe i artikuluar, sa këta të dy më duken si kërma, si shëmtirat më të mëdha. Ajo që është gatuar atje nuk duhet humbur. Jam me bindje që me krijimin e forcave politike dhe një qeverisjeje të re, kur drejtësia të vihet në shinat e duhura, këta nuk do të jenë as të lirë, jo më të bëjnë politikë. Këta e kanë pushtetin problem mbijetese.

Ata mendojnë se pushteti u ka rënë nga lart dhe nuk e kuptojnë që pushteti merret me votë. Tani vota reale dhe e hapur është në shesh. Po të mblidhen të dy bashkë te stadiumi, nuk i bëjnë dot aq njerëz sa janë në shesh. Nuk duhet t’u lihet më hapësirë këtyre personave as të flasin. Të dy bashkë kanë bërë të gjitha të zezat e Shqipërisë. Këta nuk i lejuan shqiptarët të gëzojnë të drejtat e tyre dhe nuk i edukuan partitë e tyre, por i kthyen në banda. Në këto parti nuk ka demokraci, dinjitet apo meritokraci.

Shumica e pasuesve bëjnë karrierë duke “lëpirë” liderët e tyre, duke vrarë thelbin e demokracisë. Ne deri tani kemi pasur atë që quhet “lëpirkraci” apo “mutokraci”. Për herë të parë në shesh shoh një popull dinjitoz që do të vendosë demokraci për veten e tij. Shteti duhet të ndërtohet sipas interesave të sovranit, jo të dy bandave. Rama dhe Berisha duhet t’i përkasin historisë dhe drejtësisë. Kur ne çohemi, ata duken më të vegjël. Zgërdhirjet e Saliut dhe ironitë e Ramës do të jenë “pesë me hiç”. SPAK-u ka gjetur guximin ta bëjë këtë punë sepse momenti politik është i tillë; nuk do ta bënte në periudhë apatie. Prisni se do të ketë lajme të reja të gëzueshme.

-Deri tani parulla kryesore e protestës ka qenë “Rama burg, Berisha burg” dhe kanë kërkuar ndihmën e SPAK-ut. A është kjo lëvizje e SPAK-ut edhe një sinjal që po u jepet protestuesve se “ne jemi me ju”, duke goditur biznesmenë që në media janë përfolur si të favorizuar nga zoti Rama apo të lidhur me të tjerë?

Pronat janë vjedhur në pjesë të madhe me vendime gjyqësore dhe SPAK-u është në dijeni prej kohësh. Mbase tani gjeti forcën e duhur për t’iu kundërvënë. Prandaj duhet që populli të mos rrijë indiferent. Një popull që i del zot vetes, u bë lider i vetes së tij. Populli po emancipohet nga ora në orë në shesh dhe i ka bërë me turp të tjerët. Shoh që shumë socialistë tani janë me kokë ulur nga turpi. Demokratët e provuan me tetë protesta, ku Saliu thoshte se do të ishte “më e madhja që ka parë historia”, por historia e la mbrapa. Në protestë ka njerëz që kanë prindërit te PS-ja apo PD-ja. Kam parë edhe ish-ministra të PD-së atje. Nëse doni të mbështesni protestën, mos mendoni se nuk ju njohim.

Do të mundohemi ta shtrijmë investigimin e SPAK-ut deri atje. Ata duhet të distancohen mirë nga Rama dhe Berisha. Duhet një pasaportë morale; nuk mund të shkosh paradite te Berisha dhe pasdite te protesta. Shumë nga ata komunistët që ndryshuan partinë si Saliu, vazhdojnë t’i shërbejnë atij. Ne jemi këtu për të mbyllur një epokë e për të hapur një të re. Do t’u bënim nderin më të madh Ramës dhe Berishës nëse do të lëshonim pe. Mos pyesni fare për ata që bëjnë rolin e të fortit. Ata janë askushi për të penguar apo bërë presion. Nëse gangsterët vijnë për llogari të Ramës, ta provojnë. Ne ua dimë targat dhe shtëpitë. Ne i mbrojmë fëmijët tanë atje.

Një pjesë e tyre duhet të zgjedhin burgun nesër. Saliu dhe ai tjetri duhet të jenë pjesë e historisë dhe e drejtësisë. Po të ishim në vend tjetër, Rama do të ishte arrestuar në zyrë e Saliu te selia. Ky popull ka dalë t’i hedhë nokaut të dyja bandat (të Saliut dhe Edvinit) dhe të fillojë një jetë e re. Gjithmonë vjen një moment kur brezi i ri nuk duron më kur i vjetri e ka “menderosur”. Edhe mitologjia greke tregon se si djali ngrihej dhe vriste babain (politik). Tani, të shohësh të ardhmen te Berisha është skandal; të mendosh se Shqipëria mund të qeveriset qoftë edhe një muaj më tepër me Ramën, është akoma më skandal. Këta duhet të kenë fatin e këtyre biznesmenëve që punojnë me ata: Rama fatin e Arturit (në kërkim) dhe Berisha fatin e Ilir Shtufit. Ka edhe të tjerë që mendohet se mbajnë paratë e Berishës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE