LAJME / E Diel 31 Maj 2026, 12:12

Ripërtëritja / Berisha kandidon për në Këshillin Kombëtar drejtorin e PS-së Aurel Markajn, përfshin edhe përdorues k**aine dhe figura të krimit

Krahas juristit Jordan Daci, i cili u shpreh se nuk ishte në dijeni të kandidimit të tij për në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përfshirë në listën e kandidatëve për t’u bërë pjesë e forumit të lartë të partisë edhe një drejtor të Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për Aurel Markajn, i cili ka qenë kandidat i PD-së në listën e hapur. Por, Sali Berisha duket se nuk është informuar se Markaj ka kaluar në krahun e Partisë Socialiste.

Sipas burimeve, pas largimit nga PD-ja, Aurel Markaj është emëruar në një post drejtori nga Partia Socialiste në Malësinë e Madhe, ndërsa që pas zgjedhjeve të 2025 Markaj nuk ka postuar asgjë në profilin e tij në Facebook. Ndërkaq, në këtë foto, ish kandidati për deputet i PD-së Aurel Markaj shfaqet në krah të nënkryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Sytki Ndrecaj, bashki e fituar nga Partia Socialiste.

Nga ana tjetër, Sali Berisha ka vendosur t’a ripërtërijë Këshillin Kombëtar me dhëndrin e tij, të bashkëpandehur nga SPAK në aferën Partizani, Jamarbër Malltezi, ish-drejtuesin e Policisë, Agron Kuliçaj ish-kryekomunarin e Lazaratit Dasho Aliko, ndërsa largon ndër figurat historike në PD, si Arben Imami, Aldo Bumçi, apo Voltana Ademi, kryebashkiakja e fundit demokrate në Shkodër. PD-ja do të ripërtërihet edhe me përdorues kokaine, të dënuar dhe figura të krimit të organizuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE