LAJME / E Enjte 3 Korrik 2025, 19:07

Rindërtimi i aksidentit/ Si vdiq Diogo Jota, komunikata e policisë: Çfarë ndodhi gjatë parakalimit (Video)

Bota e futbollit është tronditur nga lajmi i aksidentit tragjik në Spanjës, ku humbën jetën sulmuesi i Liverpool Diogo Jota dhe vëllai i tij. 28-vjeçari, sapo ishte martuar me të fejuarën e tij Rute Cardoso dhe kishte tre fëmijë. I vëllai André, dy vjet më i ri, ishte gjithashtu futbollist profesionist i Penafiel.

Shpimi dhe shpërthimi i një gome, që ndodhi gjatë përpjekjes për të kryer një parakalim ka shkaktuar rrëshqitjen e mjetit, të pamundur për t’u kontrolluar nga drejtuesi i automjetit. Pak më vonë, automjeti mori flakë duke mos lënë asnjë mundësi shpëtimi për sulmuesin e Reds Diogo Jota dhe as për vëllain që ishte me të që është konfirmuar nga “Guardia Civil” spanjolle.

Në deklaratë, autoritetet spanjolle zbuluan një shpjegim të parë për aksidentin që mori jetën e ndërkombëtarit portugez të Liverpool-it.

“Informacioni që kemi deri tani është se makina, një Lamborghini, pësoi aksident trafiku dhe doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë një manovre parakalimi. Ngjarja ndodhi në orën 00:30 (ora portugeze), në komunën e Cernadilla, në provincën Zamora. Makina u përfshi nga zjarri dhe të dy pasagjerët brenda saj vdiqën”.

Kur u pyetën për identitetin e pasagjerëve dhe nëse njëri prej tyre ishte Diogo Jota, “Guardia Civil” konfirmoi: “Po, futbollisti i Liverpool-it dhe vëllai i tij, André Silva”.

Sakaq, një kamionist ka filmuar Lamborghinin e futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, vetëm pak minuta pas aksidentit, teksa makina po digjej. Vetë drejtuesi i kamionit e ka publikuar videon, ku shihet automjeti i shkatërruar në flakë, një pamje jashtëzakonisht e rëndë dhe tronditëse, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE