
Tiranë – Të hënën, më 27 tetor, në Gjykatën e Apelit të Tiranës, do të zhvillohet seanca gjyqësore për Gjon Shkambin, i cili kërkon heqjen e masës së sigurisë të vendosur nga shkalla e parë.
Shkambi akuzohet si bashkëpunëtor i nipit të tij, Elvis Shkambi, autor i dyshuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00, me gjyqtar relator Genti Shalën.
Ndërkohë, Elvis Shkambi nuk ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe mbetet në “arrest me burg” pa afat.
Në të njëjtën ditë, Apeli do të shqyrtojë edhe kërkesën e Banush Goxhajt, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike.
Ngjarja ndodhi më 6 tetor, kur Elvis Shkambi qëlloi me armë zjarri ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, menjëherë pas shpalljes së një vendimi për një çështje pronësie që prekte familjen Shkambi.
31-vjeçari plagosi edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në sallë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
