LAJME / E Premte 6 Shkurt 2026, 07:07

Reshje intensive shiu, paralajmërimi i Shërbimit Meteorologjik: Ja derisa zgjat moti i keq dhe zona më e prekur

Duke nisur nga dita e sotme deri më datë 10 shkurt, në vendin tonë do të ketë reshje intensive shiu.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron se reshjet më të dendura do të bien në Qarkun e Durrësit, duke bërë apel për masa të shtuara për të monitoruar situatën në terren..

Bazuar në informacionin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak për periudhën 06.02.2026 – 10.02.2026, parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë në territorin e Qarkut Durrës, të cilat mund të shkaktojnë vështirësi dhe problematika.

Nisur nga situatat e mëparshme që reshjet intensive kanë shkaktuar mbi banesat, bizneset, infrastrukturën dhe jetën e përditshme të qytetarëve, është e domosdoshme që të gjitha strukturat përgjegjëse të tregojnë gatishmëri maksimale, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Në këtë kuadër, kërkohet marrja e masave parandaluese, monitorimi i vazhdueshëm i situatës në terren, raportimi i menjëhershëm për çdo problematikë që mund të lind si dhe koordinim ndërinstitucional për përballimin e çdo emergjence të mundshme.

Institucioni i Prefektit do të vijojë ndjekjen e situatës dhe do të qëndrojë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha strukturat përkatëse, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE