
Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik të regjistruar pasditen e sotme në Itali, ku gjashtë persona kanë humbur je tën dhe mbi 30 të tjerë kanë mbetur të p lagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Rrugën Shtetërore 79 “Ternana”, në zonën e Colli sul Velino, në provincën e Rietit, pranë kufirit me rajonin e Umbrias.
Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një autobus, një furgon dhe tre automjete të tjera. Tre prej të plagosurve raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitaleve.
Aksidenti ndodhi në segmentin rrugor që lidh Rietin me Ternin, mes kryqëzimeve të Colli sul Velino dhe Piediluco, pranë Liqenit Ventina, në dalje të tunelit Greccio.
Sipas të dhënave paraprake, përplasja më e rëndë ka qenë ajo ballore mes furgonit që udhëtonte në drejtim të Ternit dhe autobusit që lëvizte në kahun e kundërt drejt Rietit. Pas goditjes fillestare janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, drejtuesit e të cilave nuk kanë mundur të shmangin përplasjen.
Nga përplasja e fortë, një prej mjeteve është dëmtuar rëndë, ndërsa një tjetër është përmbysur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe forcat e policisë. Pasagjerët e autobusit janë evakuuar, ndërsa disa prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore për plagë dhe gjendje shoku.
Për transportimin e të plagosurve më rëndë janë angazhuar edhe helikopterë të urgjencës, të cilët i kanë dërguar drejt spitaleve në rajonet Umbria dhe Lazio. Ndërkohë, në Bashkinë e Ternit është ngritur edhe një strukturë e posaçme e Mbrojtjes Civile për menaxhimin e situatës.
Segmenti rrugor është mbyllur në të dyja drejtimet për të mundësuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit dhe kryerjen e hetimeve. Qarkullimi është devijuar në kryqëzimet e Colli sul Velino dhe Piediluco, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
