LAJME / E Diel 28 Dhjetor 2025, 14:02

Reagimi i fortë i Jul Dedës pasi Miri i hyri në krevat Selinës

Marrëdhënia e afërt dhe e diskutuar mes banorëve të “Big Brother VIP 5”, Selit dhe Mirit, ka sjellë reagimin e drejtpërdrejtë të aktorit dhe ish-finalistit, Julian Deda.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Juli ka analizuar situatën duke u shprehur se si dy adultë, ata janë të lirë të kenë çfarëdo raporti që dëshirojnë dhe askush nuk mund t’i ndalojë.

Megjithatë, aktori e ka vënë gishtin te “qorrsokaku” ku Miri ka futur veten me justifikimin se e sheh Selin si bijën e tij.

Juli shkruan prerë: “Kush ka vajza në këtë moshë e di shumë mirë se, vajzës nuk i futesh dot as në dhomë dhe jo më në krevat..!”

Për Dedën, e vërteta është më e thjeshtë dhe nuk ka lidhje me ndjenjat atërore, por me strategjinë.

“Më mirë të pranojnë të dy, se kjo marrëdhënie i duhet për lojë dhe kaq,” ka përfunduar ai, duke hedhur poshtë alibinë e Mirit për afrimitetin fizik me banoren më të re, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE