
Një alarm për mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e së enjtes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, duke vënë në lëvizje forcat e Policisë së Kosovës.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, autoritetet kanë marrë njoftimin rreth orës 16:30 dhe kanë reaguar menjëherë duke zbatuar masat e nevojshme të sigurisë.
Pllana bëri të ditur se në vendngjarje janë angazhuar njësitë përkatëse, të cilat po trajtojnë informacionin dhe po kryejnë verifikimet përkatëse.
Policia ka siguruar perimetrin e zonës, ndërsa pritet të japë detaje të tjera pas përfundimit të kontrolleve dhe vlerësimit të situatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
