
Tiranë – Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria synon të përmbyllë konceptimin e plotë të nismës “Paqja Fiskale” brenda këtij viti, për ta zbatuar në fillim të vitit të ardhshëm.
Në një deklaratë për mediat, Rama e cilësoi këtë reformë si një mesazh pozitiv për sipërmarrjen shqiptare, që synon të rikthejë besimin midis biznesit dhe administratës tatimore.
“Është shumë e rëndësishme që ‘Paqja Fiskale’ të përmbyllet me sukses në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti, në mënyrë që vitin e ardhshëm të fillojmë me zbatimin e saj. Kjo do të jetë një nismë që forcon partneritetin me biznesin dhe rrit të ardhurat në buxhet,” – tha Rama, duke shtuar se qëllimi kryesor është rritja e performancës fiskale dhe ulja e informalitetit.
Çfarë parashikon “Paqja Fiskale”?
Nisma qeveritare përfshin falje të kamatëvonesave dhe gjobave, mbylljen e çështjeve të prapambetura dhe krijimin e një marrëdhënieje të re bashkëpunimi me biznesin.
Qeveria synon të formalizojë ekonominë dhe të lehtësojë barrën e bizneseve që kanë detyrime të vjetra, duke rishikuar edhe procedurat e kontrolleve tatimore për të shmangur penalizimet e menjëhershme.
Sipas Ministrit të Financave Petrit Malaj, “Paqja Fiskale” është pjesë e një strategjie më të gjerë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik:
“Qëllimi ynë është i qartë dhe ambicioz – të kombinojmë politika fiskale e monetare të shëndosha me reforma strukturore dhe investime strategjike për rritje të qëndrueshme ekonomike.”
Tre shtyllat kryesore të “Paqes Fiskale”
Tatim i Dakordësuar mbi Fitimin Rishikim i Pasqyrave Financiare Falje e Detyrimeve dhe Kamatëvonesave
Paketa parashikon fshirjen e plotë të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite, 50% falje për borxhet 5–10 vjeçare nëse paguhen menjëherë, dhe 25% falje për bizneset që shlyejnë me marrëveshje 12-mujore.
Detyrimet për sigurime shoqërore nuk përfshihen në këtë skemë.
Po ashtu, bizneset do të kenë të drejtë të rishikojnë deklaratat e tatim-fitimit për 5 vitet e fundit, pa gjoba dhe kamatëvonesa, duke paguar tatim 5% mbi diferencën e fitimit që rezulton nga rishikimi.
Sa është borxhi ndaj shtetit?
Sipas të dhënave zyrtare, bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 162.5 miliardë lekë (rreth 1.6 miliardë euro) në tatime e dogana.
84.7% e borxhit është më i vjetër se 2 vite, ndërsa 64.4% përfshin detyrime më të vjetra se 5 vite, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
