
Nëse një drejtues nuk i shërben qytetarit, për çfarë duhet të qëndrojë në post?
Gjithashtu ajo nënvizon mungesën e përgjegjësisë dhe respektit në qeverisje, duke vënë në dukje se disa drejtues flasin për reforma, por nuk zgjidhin problemet më të vogla të qytetarëve.
Në fund ajo e mbyll komentin duke theksuar se respekti është themeli i çdo shërbimi publik të vërtetë dhe i besimit qytetar.
Ndërsa një tjetër qytetar kërkon se pse nafta është më lirë në Kosovë dhe Maqedoni ndërsa në Shqipëri nuk po pëson rënie.
Po ashtu, ai thotë se dhe çmimet e ushqimeve bazë janë më të shtrenjtat në rajon
Një koment tjetër që bien në sy është i një qytetari që kërkon nga Rama të luftojë korrupsionin.
“Luftojeni përpara se të na gllabërojë të gjithëve ! Demokratizoni cdo qelizë politike bëjeni kulturë që të kalojë në zyrat e shtetit , bëjeni Shqipërinë ku ligji vepron drejt dhe në kohe për cdo qytetar ! Atëherë dyert e Europës hapen vetë!”, shkruan qytetari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
