SHOWBIZ / E Enjte 16 Korrik 2026, 21:09

“Ka vite”, Vjollca Haxhiu për herë të parë flet për sëmundjen e saj

Këngëtarja e njohur Vjollca Haxhiu, e cila prej vitesh është pjesë e skenës muzikore shqiptare, ka ndarë detaje nga jeta dhe karriera e saj në një intervistë për emisionin Prive.

Artistja ka folur për rrugëtimin e saj në muzikë, jetën personale dhe sfidat që ka kaluar ndër vite.

Mes tjerash, Haxhiu ka konfirmuar se vite më parë ishte përballur me një sëmundje të rëndë, duke theksuar se ajo periudhë tashmë i takon së kaluarës dhe se gëzon shëndet të mirë.

Ajo gjithashtu ka mohuar zërat e rremë që kishin qarkulluar në të kaluarën për gjendjen e saj.

“Këtu nuk është e vërtetë që kanë thënë se ka vdekur, se edhe kështu u tha, por sëmundja ka ekzistu, ka kalu shumë kohë, është e shkuar e harruar. Unë jam mirë, ka shumë vite,” u shpreh këngëtarja.

Deklarata e saj është mirëpritur nga fansat, të cilët prej vitesh e kanë ndjekur dhe mbështetur në karrierën artistike.

Përveç kësaj, Vjollca Haxhiu foli edhe për përditshmërinë e saj, projektet muzikore dhe eksperiencat e grumbulluara gjatë një karriere të gjatë në skenën shqiptare.

Intervistën e plotë dhe rrëfimin e saj mund ta ndiqni në emisionin Prive, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE