
Kryeministri Edi Rama, si dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, prezantoi këtë të enjte emrat e kabinetit të ri qeveritar, me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029. Emra të rinj në krye të ministrive, rikonfirmime, por edhe surpriza në listën e shpallur nga Rama.
Analisti Ermal Hasimja, në një lidhje direkte, e cilësoi listën e Ramës si të pritshme. Ai nënvizoi se kryeministri ka zgjedhur në pozicionet kryesore emrat e besuar, ndërkohë nga ana tjetër ka sjellë rifreskim në qeveri me emrat e rinj.
Sa i përket shkarkimit të z. Erion Veliaj dhe zgjedhjes së kandidates Ogerta Manastirliu, Hasimja u shpreh se nuk ishte surprizë, pasi shtoi se gjithmonë është përfolur si kandidatja kryesore.
Kemi emra të rinj. Kemi dy kryetar bashkish që përfshihen, kemi zonja që vijnë nga një karrierë shumë e suksesshme jashtë Shqipërisë, kemi dhe teknikë të tjerë. Si e shihni këtë prurje të re, si pritet të ndikojë kjo tek performanca e qeverisë?
Hasimja: Prurjet e reja janë gjithmonë pozitive. Çështja është çfarë kontributi do japin prurjet e reja. Ky është problemi kryesor. Pa e gjykuar aspak gjithë karrierën e znj. Koçiu, pyetja e madhe është a do jetë ajo në gjendje të përplaset me krimin në Shqipëri, duke e ditur që shpesh krimi lidhet edhe me politikën. Këtu nuk është më çështja sa e aftë është, por sa do të jetë në gjendje të përplaset me politikën. Politika shqiptare gjithmonë e ka përdorur këtë si strategji për të vendosur emra të rinj, por ajo që mbetet për t’u parë është çfarë kontributi do japin këta të rinj.
Shkarkimi i Veliajt dhe zgjedhja e Manastriliut. Si e shihni këtë zgjedhje të z. Ramës?
Hasimja: Nuk ishte ndonjë surprizë e madhe. Ishin dy-tre emra që qarkullonin saktësisht. U krijua ideja, nisur edhe nga rezultatet, nga votat në Tiranë. Manastriliu ishte një nga kandidatet kryesore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
