LAJME / E Hënë 29 Dhjetor 2025, 19:07

Pushimet familjare kthehen në TRAGJEDI! I ngeci dora tek shkallët lëvizëse, ndërron jetë 5-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Japoni, ku një djalë 5-vjeçar ka humbur jetën. Sipas mediave të huaja, i mituri ndërroi jetë gjatë pushimeve familjare, pasi i ngeci dora në një shkallë lëvizëse në një resort skish në Hokkaido.

Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes, më 28 dhjetor, në resortin e skive Asarigawa Onsen, në qytetin Otaru. Sipas autoriteteve, fëmija, i identifikuar si Hinata Goto, po përgatitej të zbriste nga shkalla lëvizëse kur u rrëzua dhe dora e tij e djathtë u bllokua në shkallët që lëviznin.

Shkallët ishin të pajisura me një mekanizëm sigurie, i cili normalisht ndalon funksionimin në rast bllokimi, por ky mekanizëm nuk u aktivizua. Shkalla u ndal vetëm pasi nëna e fëmijës shtypi butonin e ndalimit emergjent. Ekipet e shpëtimit punuan për rreth 40 minuta për të çmontuar një pjesë të pajisjes dhe për ta liruar fëmijën, i cili ishte pa ndjenja. Ai u transportua në spital, ku më vonë u shpall i vdekur.

Drejtuesit e resortit deklaruan se mekanizmi i sigurisë ishte çaktivizuar më herët gjatë ditës. Policia ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë profesionale në ndërtimin, mirëmbajtjen ose funksionimin e pajisjes. Shkalla lëvizëse, e instaluar rreth gjashtë vjet më parë, është rreth 30 metra e gjatë dhe 60 centimetra e gjerë, pa parmakë, dhe shërben për të lidhur zonën e parkimit me pistat e skive. Mediat lokale raportojnë se edhe vizitorë të tjerë janë penguar më parë gjatë përdorimit të së njëjtës pajisje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE