LAJME / E Hënë 19 Janar 2026, 21:09

Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, ja detajet e fundit…

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat, ka arritur në masën 86%, njoftoi drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli i cili ishte për inspektim në kantier.

Sipas tij, kanë përfunduar punimet për shtresën e binderit pothuajse në të gjithë gjatësinë e projektit. Në nyjen e Laknasit janë kryer punimet e pilotimit, në nyjen e Kasharit janë kryer punimet për realizimin e pilotave.

Ndërkaq, po vijojnë punimet për përfundimin e ndërhyrjeve tek Ura mbi Lanë, për ndërtimin e segmentit nga mbikalimi i Kasharit deri tek Ura e Limuthit, ku kanë nisur edhe punimet për zgjerimin e trupit të rrugës.

Puna për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës kanë nisur në muajin shtator 2024 dhe do ta kthejë atë nga autostradë e kategorisë “B”, në autostradë të kategorisë “A”. Shtimi me 4 korsi jep mundësinë për shpejtësi deri në 130 km dhe e sjell në parametrat e të gjitha autostradave të reja që po ndërtohen.

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullim e automjeteve mes kryeqytetit dhe qytetit bregdetar, veçanërisht gjatë sezonit veror do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE