LAJME / E Hënë 29 Shtator 2025, 00:12

Psikiatri kosovar fiksohet pas prezantueses, prangoset

Një histori që duket sikur ka dalë nga një skenar filmi ka tronditur opinionin publik. Psikiatri nga Kosova, Behar Kamberi, i cili prej vitesh trajtonte pacientë me fiksime e çrregullime emocionale, ka përfunduar pas hekurave në burgun 302 të Tiranës.


Burime thonë se mjeku ishte fiksuar pas një moderatoreje sportive shqiptare, me inicialet A.B., të cilën e quante “dashuri platonike”. Pasioni i tij u kthye në përndjekje të vazhdueshme, derisa udhëtoi nga Kosova drejt Tiranës dhe u shfaq para banesës së saj.

Moderatorja njoftoi policinë dhe pranoi një takim në një tjetër vend të kryeqytetit, por aty e priste skenari i arrestimit. Efektivët e Komisariatit nr. 2 e prangosën menjëherë, duke e vënë përballë akuzës së rëndë për përndjekje.


Ironia është e madhe: nga psikiatri që këshillonte pacientët si të menaxhonin obsesionet, sot vetë është shembulli i tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE