LAJME / E Martë 30 Dhjetor 2025, 12:12

“Pse më ke lëvizur makinën” -Sherr jashtë ambienteve të spitalit, punonjësi i sigurisë plagoset me thikë

Punonjësi i sigurisë në Spitalin rajonal të Fierit është plagosur me thikë, pas konflikti me një qytetar, i cili ka shkuar me urgjencë në spital.

Sipas burimeve policore, 44 – vjeçari Shkelqim Murati pasi ka shkuar me urgjencë ne Spitalin Rajonal Fier, ka parkuar makinën keq duke i penguar rrugën ambulancës.

Përballë kësaj situate punonjësi i sigurisë , e ka lëvizur automjetin duke e parkuar në një vend tjetër brenda ambienteve të spitalit. Kjo gjë duket se ka acaruar 44- vjeçarin , i cili i ka bërtitur “ Pse më ke lëvizur makinën” dhe më pas e ka qëlluar me mjet prerës lehtë në njërin krah, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE