
Trafik kilometrik në aksin nacional Elbasan-Tiranë në zonën e ashtuquajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit.
Fluksi i lartë i automjeteve që i janë drejtuar qyteteve dhe zonave turistike të juglindjes së vendit ka rikthyer gjatë orëve të pasdites së të premtes edhe një herë radhët e gjata dhe trafikun e rënduar në aksin kombëtar Tiranë–Rrethrrotullimi i Bradasheshit–Elbasan, një nga segmentet më të ngarkuara rrugore gjatë sezonit veror.
Shumë qytetarë nga kryeqyteti kanë zgjedhur fundjavën për t’u nisur drejt destinacioneve turistike të juglindjes, duke bërë që qarkullimi të rëndohet që në orët e para të pasdites së të premtes
Por gjithashtu punimet në aksin Tiranë-Durrës kanë bërë që edhe lëvizjet drejt bregdetit të drejtohen nga Elbasani, gjë që ka rënduar trafikun në Bradashesh
Ndërkohë, në rëndimin e trafikut ka ndikuar edhe kthimi i emigrantëve në vendlindje për pushime, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
