LAJME / E Premte 7 Gusht 2026, 22:10

Publikohet VIDEOJA e aksidentit tragjik në Greqi, momenti i përplasjes që i mori jetën nënës dhe djalit shqiptar

Pamjet nga aksidenti i rëndë që tronditi zonën e Serres në Greqi kanë dalë në publik, ndërsa një video e regjistruar nga kamera e kamionit ka kapur momentin e përplasjes fatale mes dy automjeteve.

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën nacionale Amfipoli–Drama, pranë Paleokomit, ku humbën jetën një 43-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar, me origjinë shqiptare.

Sipas raportimeve nga mediat greke, në aksident u përfshinë një automjet tip “Volkswagen” dhe një kamion. Përplasja ballore ishte aq e fortë sa dy personat që udhëtonin në makinën e vogël nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra.

Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti drejtohej nga 21-vjeçari, ndërsa në sediljen e pasagjerit ndodhej nëna e tij. Ata ishin nisur herët në mëngjes për të shkuar në punë, por udhëtimi rezultoi fatal.

VIDEO KETU

Pamjet e regjistruara nga kamera e kamionit pritet të analizohen nga autoritetet greke për të përcaktuar me saktësi rrethanat e aksidentit dhe momentin e përplasjes.

Shoferi 56-vjeçar i kamionit ka deklaruar se ishte në korsinë e tij kur automjeti i ardhur nga drejtimi i kundërt humbi kontrollin dhe hyri në korsinë e tij. Ai ka thënë se tentoi të shmangte përplasjen, por nuk arriti ta evitonte.

Familja e viktimave, me origjinë nga Shqipëria, jetonte prej vitesh në zonën e Paleokomit dhe ishte e njohur në komunitet. Humbja e nënës dhe djalit ka shkaktuar dhimbje të madhe te të afërmit dhe banorët e zonës.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar në spitalin e Dramës, jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE