
Çifti, i cili e nisi historinë e dashurisë gjatë eksperiencës së tyre në shtëpinë më të famshme në vend, duket se po jeton një nga periudhat më të bukura të lidhjes së tyre.
Edhe pse marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër momente të ndryshme, me ulje dhe ngritje që shpesh janë komentuar nga ndjekësit, Brikena dhe Mateo duket se kanë arritur të lënë pas çdo keqkuptim dhe sot shfaqen më të afërt dhe më të lumtur se kurrë.
Daljet e përbashkëta dhe postimet në rrjetet sociale kanë qenë një tregues se mes tyre mbizotëron harmonia dhe dashuria.
Pas përfundimit të emisionit “Top Arena”, ku të dy ishin pjesë me rubrikat e tyre, çifti vendosi t’i kushtojë pak kohë vetes, duke u nisur për disa ditë pushimi në Turqi.
Gjatë qëndrimit atje, Brikena dhe Mateo ndanë me ndjekësit momente nga udhëtimi i tyre, duke publikuar fotografi dhe video nga destinacionet që vizituan, atmosferën relaksuese dhe çastet romantike të kaluara së bashku.
Fotot e tyre u pritën me shumë komente pozitive nga fansat, të cilët nuk kursyen urimet dhe komplimentet për çiftin. Megjithatë, një postim i fundit i Mateo Borrit në “Instastory” ka tërhequr vëmendje edhe më të madhe.
Mateo publikoi një fotografi të tij, e cila u pëlqye menjëherë nga ndjekësit, por ishte komenti i Brikena Selmanit ai që u bë viral mes fansave të çiftit.
Me një dedikim të shkurtër, por plot ndjenjë, ajo shkroi: “Bukuroshi i zemrës sime”, duke e shoqëruar komentin me një emoji zemër të kuqe dhe një emoji majmuni.
Ky gjest i ëmbël u interpretua nga shumë ndjekës si një tjetër dëshmi se marrëdhënia e tyre po shkon më mirë se kurrë.
Komenti i Brikenës u shpërnda shpejt në rrjetet sociale, ku fansat e çiftit reaguan me komente pozitive, duke shprehur dëshirën që ata të vazhdojnë të jenë bashkë dhe të lumtur.
Me postimet e tyre të vazhdueshme dhe momentet romantike që ndajnë me publikun, Brikena Selmani dhe Mateo Borri vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar të shoëbiz-it shqiptar, ndërsa çdo paraqitje e tyre zgjon interes të madh te ndjekësit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
