
Analisti Zaçe Islami ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe përplasjet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke folur në një intervistë për Vip Magazine, ai ka analizuar situatën e tensionuar në rajon dhe ka treguar se, sipas tij, Irani ka ndërtuar një strategji të gjatë që e bën shumë të vështirë mposhtjen e tij.
Islami theksoi se fuqia e Iranit nuk qëndron vetëm te ushtria tradicionale, por edhe te rrjeti i aleatëve dhe strukturave të ndikimit në rajon, të cilat sipas tij janë pjesë e një plani të mirëorganizuar që është ndërtuar prej dekadash.
Ai shtoi se Irani ka investuar shumë në teknologji ushtarake, raketa dhe në një strategji mbrojtëse që synon të lodhë kundërshtarin në një konflikt të gjatë.
Sipas Zaçe Islamit, zhvillimet e fundit tregojnë se lufta mes Iranit dhe SHBA nuk është thjesht një përballje direkte, por një betejë strategjike ku secila palë përpiqet të kontrollojë rajonin dhe aleancat. Ai paralajmëroi se në javët apo muajt e ardhshëm mund të ketë zhvillime të reja që mund të ndryshojnë ekuilibrat në Lindjen e Mesme.
Analisti theksoi se situata mbetet shumë e ndërlikuar dhe çdo hap i gabuar mund të sjellë përshkallëzim më të madh të konfliktit, duke e bërë rajonin një nga pikat më të rrezikshme të politikës globale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
