
“Pse CIA dhe Izraeli nuk e gjejnë ku fshihet Mojtaba Khamenei?” Kjo është pyetja që po ndez debatet më të forta në lidhje me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
Mes akuzave, dyshimeve dhe lëvizjeve që thuhet se po zhvillohen larg syrit të publikut, Zaçe Islami vjen në një intervistë për Vip Magazine me deklarata të forta, duke hedhur dritë mbi atë që ai i quan prapaskenat më të errëta të përplasjes mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Sipas tij, pas kësaj lufte nuk fshihen vetëm sulme dhe kundërsulme ushtarake, por edhe një betejë e heshtur informative, ku shërbimet sekrete, aleancat rajonale dhe lëvizjet e figurave kyçe luajnë rol vendimtar.
Pikërisht në këtë kuadër, emri i Mojtaba Khameneit po përmendet gjithnjë e më shumë si një figurë me peshë të madhe në strukturat e pushtetit iranian, ndërsa misteri mbi vendndodhjen e tij ka shtuar kuriozitetin dhe spekulimet ndërkombëtare.
Në këtë rrëfim, Zaçe Islami ndalet te dinamika reale e konfliktit, mënyra se si po zhvillohet përplasja Iran-SHBA dhe interesat e fuqive të mëdha që po e mbajnë rajonin në një gjendje të rrezikshme tensioni. Ai flet për lëvizje sekrete, për strategji që nuk bëhen publike dhe për rrezikun që kjo përballje të dalë jashtë kontrollit, duke sjellë pasoja jo vetëm për Lindjen e Mesme, por për gjithë botën.
Çfarë po ndodh realisht pas skenës? Pse disa figura kyçe duket sikur zhduken pa lënë gjurmë? Dhe sa afër është bota me një përshkallëzim edhe më të madh? Këto dhe shumë të tjera zbulohen në këtë intervistë të fortë për Vip Magazine, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
