LAJME / E Diel 24 Maj 2026, 15:03

PROTESTË E DHUNSHME NË SERBI, PROTESTUESIT PËRPLASEN ME POLICINË/VIDEO

Situata në Serbi është tensionuar pas protestave të zhvilluara në rrugët e Beogradit, ku qytetarë dhe studentë janë përplasur me forcat e policisë gjatë demonstratave antiqeveritare.

Sipas raportimeve nga mediat serbe, protestuesit kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe përgjegjësi nga autoritetet, ndërsa në disa momente situata ka dalë jashtë kontrollit.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale dhe media, shihen turma protestuesish duke u përballur me policinë, ndërsa në disa zona janë përdorur mjete piroteknike dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Raportohet se protestat janë organizuar nga studentë dhe grupe opozitare, të cilët prej muajsh po kundërshtojnë politikat e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Gjatë mbrëmjes janë regjistruar edhe incidente të shumta në qendër të qytetit, ndërsa policia ka shtuar masat e sigurisë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE