
Erion Veliaj ka bere kerkese per te shpallur te paligjshme arrestin me burg ndaj dhe sot Gjyqtarët e Kushtetueses janë mbledhur sot për të dalë me vendim mbi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për të shpallur të paligjshme masën e sigurisë “arrest me burg” e dhënë nga GJKKO më 9 shkurt 2025.
Procesi gjyqësor për shqyrtimin e kërkesës së Veliajt u mbajt më 20 Maj ndërsa gjyqtarët kërkuan kohë për të dalë me një vendim përfundimtar. I pari i Tiranës thotë se i është cenuar liria individuale, por duke qenë se është Kryetar i zgjedhur i Bashkisë, cenimi i lirisë është i dyfishtë, pasi ai nuk mund të ushtrojë detyrën.
Ndër të tjera, Veliaj tha se se gjykatat kanë dështuar të analizojnë kriteret për vendosjen e masës së sigurimit, pasi, sipas tij, Kodi i Procedurës Penale parashikon që të gjithë, pasi kalon një periudhë kohore, duhet të gjykohen në liri kundrejt një garancie pasurore për të cilën ai ka qenë i gatshëm ta lërë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaron se standardet e një gjykimi të drejtë ndaj tij janë shkelur nga të gjitha shkallët e gjykimit, pasi sipas tij trupat gjyqësore e kanë paragjykuar atë për rrethin shoqëror, statusin dhe pozicionin, por jo duke pasur prova të qartë për shkeljet e pretenduara nga ana e tij.
Nga ana e saj, Prokuroria e Posaçme, e cila ka dorëzuar argumentet e saj, këmbëngul se dyshimi i arsyeshëm se kryetari i Bashkisë ka kryer vepër penale është vërtetuar edhe nga gjykatat, ndërsa fakti që ka bashkëpunuar edhe me të tjerët e ka rënduar pozitën e Veliajt.
Teksa Veliaj argumenton se qenia kryetar në detyrë i Bashkisë duhet të jetë kriter lehtësues për të, Prokuroria e Posaçme argumenton të kundërtën, pasi sipas tyre fakti që Veliaj është në detyrë përbën arsye të mjaftueshme për ndikim tek dëshmitarët dhe tek bashkëpunëtori i drejtësisë.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
