LAJME / E Premte 26 Qershor 2026, 17:05

Policja "vejusha e zezë" që joshte burrat, i drogonte dhe më pas i vidhte! (Historia që tronditi)

Një efektive 31-vjeçare e Policisë së Sigurisë Aeroportuale (PSA) në Argjentinë është arrestuar, pasi dyshohet se ishte pjesë e skemës kriminale të njohur si “vejusha e zezë”, ku gra joshin burra, u hedhin lëndë qetësuese në pije dhe më pas u vjedhin sendet me vlerë.

Sipas mediave argjentinase, Lucía Fernanda Díaz Da Mota u arrestua në banesën e saj në Ezeiza nga hetuesit e Policisë së Provincës së Buenos Aires.

Viktima është një 64-vjeçar nga Quilmes, i identifikuar si Cayetano. Dyshja ishte njohur përmes aplikacionit të takimeve Bumble, ku kishin lënë një takim. Fillimisht darkuan së bashku dhe më pas shkuan në apartamentin e burrit.

Sipas hetimeve, pasi konsumoi një pije, 64-vjeçari humbi ndjenjat. Kur u zgjua disa orë më vonë, shfaqi simptoma helmimi dhe përfundoi në spital.

Kur u kthye në banesë, ai zbuloi se i ishin vjedhur sende të shumta me vlerë. Kamerat e sigurisë së pallatit filmuan 31-vjeçaren duke dalë nga ndërtesa rreth orës 03:34 të mëngjesit me një valixhe, një çantë shpine dhe dy qese, ku dyshohet se kishte futur sendet e vjedhura.

Hetuesit arritën ta identifikonin të dyshuarën përmes pamjeve filmike, analizës së komunikimeve dhe dëshmive të mbledhura gjatë hetimit.

Autoritetet konfirmuan se Díaz Da Mota ishte efektive e Policisë së Sigurisë Aeroportuale, por ndodhej me leje mjekësore për shkak të trajtimit psikiatrik.

Gjatë kontrollit në banesën e saj, policia sekuestroi katër telefona celularë, parfume për meshkuj, dy valixhe, gjashtë ora dore për meshkuj dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së grabitjes.

Hetuesit po verifikojnë nëse sendet e sekuestruara u përkasin edhe viktimave të tjera të mundshme./Përshtati në shqip VoxNews, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE