
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu” në Sarandë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Mësohet se drejtuesi i mjetit është një shtetas francez.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar dhe drejtuesi i automjetit ka shpëtuar pa pësuar dëmtime.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, të cilat kryen testin e alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit. Rezultati ishte 0.00 mg/l, duke konfirmuar se ai nuk kishte konsumuar alkool, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
