SHOWBIZ / E Premte 26 Qershor 2026, 17:05

‘Ndarja i ndikoi’, Kejsi ka dy fjalë për Mateon pas ribashkimit me Brikenën

E ftuar së fundmi në “Top Albania Radio”, Kejsi, motra e Mateos, ka ndarë disa detaje lidhur me marrëdhënien e vëllait të saj me Brikenën.

Ajo u ndal specifikisht te periudha e ndarjes së tyre dhe ribashkimi i pritshëm, duke treguar se si ndikoi kjo situatë tek ata.

E pyetur se si e përjetuan ata distancën nga njëri-tjetri, Kejsi pranoi hapur se ndarja kishte pasur ndikimin e vet tek të dy. Ajo shpjegoi se kur jeton për muaj të tërë në të njëjtën shtëpi, nuk është aspak e lehtë të mësohesh apo të normalizohesh me ndarjen.

Më tej, Kejsi i cilësoi të dy, si Mateon ashtu edhe Brikenën, si personazhe mjaft “kokëfortë”.

Gjatë intervistës, kur u pyet se çfarë këshille i ka dhënë të vëllait për të kaluar këtë krizë apo për menaxhimin e marrëdhënies me Brikenën, Kejsi tregoi se ka preferuar të qëndrojë neutrale.

Ajo u shpreh se nuk i ka dhënë asnjë këshillë Mateos, duke qenë se në çështjet dhe temat e zemrës preferon që gjithmonë të mos ndërhyjë.

Pavarësisht çdo gjëje, Kejsi nuk i kurseu fjalët e mira dhe vlerësimin maksimal për partneren e vëllait të saj.

Ajo theksoi se e vlerëson jashtëzakonisht shumë Brikenën, veçanërisht për një fakt shumë të rëndësishëm: për mënyrën perfekte se si ajo e bën Mateon të ndihet në çdo moment, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE