LAJME / E Enjte 5 Shkurt 2026, 19:07

Policia dhe ambulanca mbërrijnë te Kryeministria, taksia përplaset me motorin, një perso

Një person raportohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pak momente më parë në qendër të Tiranës, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit.

Siç shihet nga këto pamje që ka siguruar newsbomb.al nga vendngjarja, në bulevard shihet prezencë e lartë policore dhe një ekip nga urgjenca, të cilët kanë shkuar menjëherë pas raportimit për aksident.

Sipas dëshmitarëve, një mjet taksi është përplasur me një motor dhe për pasojë drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur.

I riu dallohet dhe në pamje, teksa qëndron i shtrirë në bulevard dhe ekipi i mjekëve të urgjencës përpiqet ta marrë me barelë, pasi i ka dhënë ndihmën e parë. Si pasojë e aksidentit, në zonë është krijuar qarkullim i rënduar.

Ngjarja rrugore sapo ka ndodhur dhe pritet që së shpejti, të kemi dhe një njoftim nga shërbimet e Policisë së Tiranës, për shkakun dhe pasojat e aksidentit në një nga bulevardet kryesore të kryeqytetit./ Newsbomb.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE