LAJME / E Diel 24 Maj 2026, 20:08

Policia ‘blindon’ Shqiperine, raportohet se brenda 24 oreve…

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer kontrolle të shumta në të gjithë vendin për parandalimin e paligjshmërive dhe për rritjen e sigurisë rrugore, përmes edhe monitorimit me mjete inteligjente.

Sipas të dhënave zyrtare, janë kapur 3 persona në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.

Është finalizuar edhe një operacion policor për goditjen e krimeve mjedisore, ku janë arrestuar 2 persona dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste, me 16 persona të përfshirë, nga të cilët 4 janë arrestuar dhe 10 janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë regjistruar gjithashtu 6 raste të dhunës në familje, me 1 arrestim dhe 5 procedime në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 2 kërkesa për urdhër mbrojtjeje.

Policia ka arrestuar 2 persona që kishin thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar për shkelje të vendimeve gjyqësore.

Në fushën ekonomiko-financiare janë evidentuar 2 raste, me 2 persona të proceduar në gjendje të lirë.

Për krimet ndaj pronës janë regjistruar 6 raste, ku një person është arrestuar për zjarrvënie, 4 janë proceduar dhe vijon puna për kapjen e një autori tjetër për vjedhje.

Në fushën e krimeve mjedisore janë evidentuar 3 raste, me 2 arrestime dhe 3 procedime për ndërtime pa leje dhe ndotje të mjedisit.

Janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë dhe 8 janë proceduar për vepra të ndryshme penale, ndërsa në qarkullim rrugor 3 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë proceduar për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Policia Kufitare ka proceduar 2 persona për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 1 person për posedim të një sasie të vogël kanabisi.

Në fund, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të shpejtë dhe anonimitet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE