LAJME / E Enjte 28 Maj 2026, 21:09

Policia ben veprimin e papritur per ngjarjen e Xhuana Nikollaj

Teksa kanë kaluar mbi dy muaj e gjysmë nga dita kur Xhuana Nikollaj i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë, AMP ka nisur hetimet për Komisariatin nr. 2 të Policisë në Tiranë lidhur me veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

AMP dyshon se dy agjentë të Policisë së Komisariatit nr. 2 kanë neglizhuar zbardhjen e ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, ndërsa ka edhe persona të tjerë nën dyshim.

Sipas A2CNN, familjarët e 25-vjeçares kanë konfirmuar se telefoni i Xhuanës ende nuk është hapur, ndërsa telefoni i shoqes së saj, me të cilën ndante dhomën, nuk është sekuestruar.

Po ashtu, dyshime janë ngritur ndaj kësaj të fundit, pasi raportohet se ajo ka insistuar që e reja të takonte ish-bashkëshortin, Eraldo Fizi. Mësohet se Xhuana, në prani të motrave të saj, është telefonuar disa herë nga shoqja.

Ajo i ka kërkuar që të takonte Eraldo Fizin, i cili dyshohet se e dhunoi rëndë Xhuanën para se kjo e fundit të merrte vendimin ekstrem.

Mësohet se i riu e mori ish-gruan dhe e çoi në Shëngjin, ku dyshohet se e ka dhunuar brenda makinës. Pasi kjo e fundit është kthyer sërish në kryeqytet, ka konsumuar fostoksinën në banesën e marrë me qira.

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, familjarët kanë shkuar në banesën në fjalë për të marrë rrobat dhe kanë gjetur edhe një pjesë të fostoksinës që e reja kishte konsumuar, edhe pse policia kishte kryer kontrolle më herët në atë apartament.

Mësohet se kjo është arsyeja pse AMP ka nisur hetimet për Komisariatin nr. 2 të Policisë në Tiranë lidhur me veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po ashtu, bëhet me dije se makina e Eraldo Fizit, natën e ngjarjes, rreth orës 03:00, është gjobitur për tejkalim shpejtësie nga policia pranë ish-sheshit “Shqiponja”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 10 mars, kur Xhuana Nikolli i dha fund jetës së saj në lule të rinisë duke konsumuar fostoksinë.

Ngjarja e rëndë tronditi jo vetëm Lezhën, ku Xhuana u rrit dhe u dashurua me personin që familjarët e konsiderojnë përgjegjës për fundin tragjik, Eraldo Fizin, por mbarë Shqipërinë, e më së shumti Tiranën, ku e reja kreu aktin fatal në apartamentin me qira ku jetonte me shoqet e saj., do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE