LAJME / E Shtunë 4 Prill 2026, 18:06

“Po ta tregojnë ty burrat e Dibrës”/ Rama shpërthen: M’u hodhën në fyt…

Gjatë bashkëbisedimit me njësinë nr. 3, kryeministri Rama evidentoi pjesëmarrjen e lartë të grave, 53% si faktor që ka ndikuar në rritjen e rezultatit në zgjedhje.

Me një batutë, ai tha se në Dibër iu hodhën në fyt kur i quajti burrat “çyrykë”, por arsyeja e të qenit fare pranë fitores së katër mandateve (PS fitoi 3) në atë qark, ishin gratë.

“Në këtë njësi, unë mendoj që arsyeja kryesore, me gjithë respektin për gjithë burrat këtu – po edhe po u mërzitën burrat, le të mërziten, se dhe unë burrë jam, kështu që e ndajmë mërzinë bashkë -arsyeja kryesore e rezultatit me rritje është fakti që këtu janë 53% gra. E patë Dibrën?

M’u hodhën në fyt të gjithë ata: ‘Si i thua ti çyryk burrave të Dibrës? Po ta tregojnë ty burrat e Dibrës!’ Dibra u bë si me qenë Vlora. Nuk e di, për pak vota, nuk e di ekzaktësisht sa, por mund të merrnim mandatin e katërt. Pse? Sepse burrat, shumica, shkuan mbrapa grave”, tha Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE