
Një 68-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Divjakë, teksa ishte duke punuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin e Sopës, ku 68-vjeçari ishte duke punuar për saldimin e portës në pronësi të një tjetër personi.
Por aksidentalisht, ai ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm, pasi ditën e djeshme, në fshatin Sopës, shtetasi T. K., 68 vjeç, gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të shtetasit V. K., ka rënë nga lartësia e portës dhe si pasojë ka humbur jetën në spital, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
