
Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu dhe gazetari Bardh Sejdarasi patën një debat të fortë nëse kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen apo jo.
Sejdarasi: Ne e dimë si e ka Kushtetuta dhe si e ka ligji në Shqipëri, që kryeministri ikën pas zgjedhjeve. Pra, votohet, humbet votimin dhe ikën. Nuk është kryeministër.
Mziu: Po pse, nuk ka raste që jep dorëheqjen kryeministri? Sa qeveri kanë ikur për shkak të protestave?
Ja ku e ke tani në Angli. Për shkak të reagimit, dha dorëqjen. Jemi i vetmi vend që kemi 14 vite një qeveri.
Sejdarasi: Ta shpjegoj edhe Starmerin meqë më pyete. Starmeri ka rënë sepse nuk kishte mbështetje në parti.
Mziu: Pikërisht, as ky nuk ka. Por, ky i përjashton. E ke parë çfarë kërcënimesh i bën Spiropalit? Nuk guxon kush për t’iu afruar. Po Braçes? Po Xhafajt?
Sejdarasi: Mos u merr me kështu tani. A do flasim në emision siç flitet në emision apo do flasim kot? Ai që ka votat dhe që ka dhe partinë me vete, nuk largohet.
Mziu: Fiks për këto vota po çohemi ne sepse votat që ka marrë janë absolutisht të vjedhura.
Sepse vetë raporti i DASH-it dhe raporti i BE-së për 2025 thotë: Shteti, Partia Socialiste dhe grupet kriminale nuk kanë vijë ndarëse.
Sejdarasi: Ka 16 vjet është kjo punë kështu. 16 vjet ka vjedhur zgjedhjet ky? Është mandati i katërt, po rrëzojeni mër burrë se latë nam! Ngrihuni dhe rrëzojeni se është gjynah që ta mbani, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
